Kapiteni i Interit foli për derbin e Italisë

Futboll

Kapiteni i Interit foli për derbin e Italisë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:24
Mauro Icardi

Pas vlerësimit si lojtari me paraqitjen më të mirë gjatë këtij  viti, Mauro Icardi, u përqendrua te sfida e radhës me Juventusit. 

Kapiteni i Interit foli për derbin e Italisë kundër bardhezinjve, ndërsa foli edhe për derbin e Milanos, ndaj rivalëve kuqezi.

“Ndaj Juventusit nuk do të luajmë për barazim. Çdo sportist duhet të mendojë vetëm fitoren. Shkojmë pa frikë në Torino dhe të gatshëm t’a luajmë këtë sfidë”.

“Goli në derbi? Ishte një gol të cilin e ndjeva shumë, një prej rrjetave më me peshë që kam shënuar”.

“Kur ndodhem në shtëpi nuk qëndroj asnjëherë në vend dhe nuk më pëlqen të mos bëj asgjë. Zbavitem duke bërë shumë punë të vogla, apo të riparoj gjërat që nuk punojnë”.

“Wanda meriton notën 10. Më heq të gjitha mendimet. Është e zonja të bisedojë me ju gazetarët, e aftë të dalë në televizion dhe të përballojë emocionet e skenës. 

Gjithashtu është shumë e aftë me rrjetet sociale dhe më ndihmon në profilët e mi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat