Pas largimit nga Bayern, Robben pritet të kthehet në Holandë

Futboll

Pas largimit nga Bayern, Robben pritet të kthehet në Holandë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:36
Arjen Robben

Futbollisti holandez ka paralajmëruar se do t’i jap fund aventurës me bavarezët.

E ardhmja e Arjen Robben mbetet ende e hapur, me futbollistin që tashmë ka konfirmuar largimin nga Allianz Aren.

Shumë ekipe janë vënë pas 34-vjeçarit, derisa së fundmi për të kanë shfaqur interes edhe dy klubet e Eredivisie, Groningen dhe PSV Eindhoven.

Pikërisht me këto dy klube, Robben ka luajtur para se të transferohej te Chelsea në vitin 2004. Drejtori Sportiv i Groningenit Hans Nijland ka folur rreth rikthimit të mundshëm të futbollistit në këtë skuadër.

“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet nëse ai do ta mbyllte karrierën aty ku e nisi, te FC Groningen,” është shprehur Nijland.

Ndërkohë, në qytetin tjetër të Holandës, Eindhoven shpresat për një rikthim të tij janë gjithashtu të mëdha.

PSV pritet t’i ofrojë një kontratë që do ta bind Robbenin të kthehet në ish-ekipin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat