Witsel yll në Dortmund, por vjet mund të bëhej “bavarez”

Futboll

Witsel yll në Dortmund, por vjet mund të bëhej “bavarez”

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:16
Axel Witsel

Axel Witsel është pa dyshim një ndër transferimet më të mira të sezonit në Bundesligë. Në një intervistë për Sport Bild, lideri i mesfushës së Dortmundit tregon pse zgjodhi Dortmundin dhe zbulon se vitin e shkuar mund të shkonte te Bayern-i.

“Po bëjmë gjithçka që kemi mundësi për t’i dhënë fund hegjemonisë së Bayern-it, më besoni. Natyrisht, nuk ka vlerë të bërtasim që tani se kemi titullin si objektiv, sezoni është shumë, shumë i gjatë. Për momentin shohim ndeshjen e radhës”, tha 29-vjeçari, i cili do të jetë një nga arsyet e mëdha nëse Dortmund-i triumfon këtë sezon.

Witsel mund të kishte shkuar më herët në Bundesligë, sepse e kanë kërkuar Schalke në vitin 2011 dhe Bayern vjet.

“Me Schalke-n pati zëra, por asnjë kontakt zyrtar. Vjet Bayern-i u interesua zyrtarisht. Në atë kohë po luaja në Kinë, kisha pak muaj aty. Ancelotti foli me trajnerin tim te Tianjin Quanjian Fabio Cannavaro, por ky i fundit ia bëri të qartë se nuk do ta lejonte largimin tim. Aty u mbyll diskutimi”, shpjegon Witsel, i cili tregon pse zgjodhi Dortmundin këtë verë.

“E ndjeja që Dortmundi ishte zgjedhja e duhur. E dija prej fillimit që e kam cilësinë për të pasur sukses këtu dhe për të dhënë kontribut të madh. Natyrisht, ishte një sfidë e madhe, që doja ta pranoja me çdo kusht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat