Solari: Nuk ka lojtarë të padiskutueshëm te Reali!

Futboll

Solari: Nuk ka lojtarë të padiskutueshëm te Reali!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 18:24
Solari: Nuk ka lojtarë të padiskutueshëm te Reali!

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, i “bombarduar” me pyetje nga gazetarët, u detyrua të shpjegojë edhe një herë situatën e futbollistit Isco. “Ajo që duhet të bëjë është që të japë më të mirën, të jetë në dispozicion. Kam 24 lojtarë në skuadër, plus djemtë e rinj nga akademia. Unë jam duke i shikuar të gjithë, teksa punojnë me entuziazëm. Personalisht, nuk besoj se ka një lojtar te Reali, që është i padiskutueshëm për formacionin. Këtë mendim kam tani, por e kam pasur edhe kur kam luajtur vetë në fushë. Detyra jonë si trajnerë është të mendojmë për më të mirën e skuadrës, të përzgjedhim ata që luajnë dhe janë gati nga banka”, tha Solari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat