Cilët po thumbon Modric: Futbolli nuk është vetëm gola, gola dhe… gola

Futboll

Cilët po thumbon Modric: Futbolli nuk është vetëm gola, gola dhe… gola

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:37
Modric

Fituesi i ri i “Topit të Artë” është treguar i sinqertë në rrëfimin e dhënë për numrin e ardhshëm të revistës “GQ”, e cila do t’i kushtojë një speciale vitit të jashtëzakonshëm të kroatit. Në nivel personal, Modric këtë vit ka arritur të bëjë të vetin “Topin e Artë”, “The Best” të FIFA-s, “Topin e Artë” të Botërorit të Rusisë dhe “Best Player” i vitit 2018 i UEFA-s.

“Rruga ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por kjo është arsyeja pse më bën të lumtur çdo gjë që po ndodh me mua tani. Të gjitha çmimet kanë shije të mirë, kur je i vetëdijshëm se askush tjetër nuk i ka merituar më shumë se ti. Asgjë nuk më është dhënë nga askush, gjithçka e kam arritur duke punuar”, – nënvizon nëkampioni i botës.

Kolektivisht, Luka Modric ka fituar Champions-in e katërt në pesë vite (dhe të tretin radhazi) me Real Madridin, si dhe ka arritur në finalen e Kupës së Botës në Rusi, kësaj vere, me Kroacinë. Ylli kroat do të flasë në numrin e ardhshëm të “GQ” mbi karrierën, jetën familjare dhe stilin e tij të jetesës në Madrid.

“Kjo më bën të lumtur, sepse njerëzit e kanë njohur më në fund çdo gjë që kam arritur në karrierën time. Është e vërtetë që më është dashur të fitoj shumë për këtë sukses, ku përfshihen tre Champions radhazi dhe finale e Kupës së Botës me një vend të tillë të vogël, si Kroacia. Finalja e Botërorit të Rusisë, e cila ishte diçka pothuajse e paimagjinueshme, më bëri të besoj se se futbolli nuk është vetëm gola, gola dhe… gola”, – shton mesfushori i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat