Mourinho zbulon rikthimin e bujshëm: Po më presin me padurim sezonin tjetër

Futboll

Mourinho zbulon rikthimin e bujshëm: Po më presin me padurim sezonin tjetër

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:00
Jose Mourinho

Trajneri portugez Jose Mourinho është i bindur se sezonin tjetër nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Manchester United, pasi do të drejtojë ekipin e Real Madrid. Për “Special One” ky do të jetë një rikthim në “Santiago Bernabeu”, ku do të zërë vendin e trajnerit Santiago Solari, që do të drejtojë ekipin “merengues” deri në fund të këtij sezoni e më pas do të rikthehet te “skuadra B”.

Sipas mediave angleze, Mourinho besoj se do të rikthehet të drejtojë ekipin e Real, pasi presidenti Florentino Perez e konsideron si njeriun e duhur për të rilindur ekipin madrilen, pas krizës së këtij sezoni. Ky transferim do të “shpëtonte” edhe karrierën e dështuar të portugezit te Manchester United, që këtë sezon është në mes të polemikave pas rezultateve zhgënjyese.

Lajmin e ka konfirmuar “London Evening Standard”, sipas së cilës edhe vetë trajneri portugez nuk po e duron dot më presionin e madh që po ushtrohet në adesën e tij, pasi nuk ka më nën kontroll lojtarët. Mourinho është i bindur se Perez mezi po e pret këtë rikthim, për të nisur së bashku një tjetër rrugëtim të suksesshëm, për ta çuar sërish Realin në majën e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat