Januzaj hero i Sociedadit, kualifikohen në të tetën e finales së Spanjës

Futboll

Januzaj hero i Sociedadit, kualifikohen në të tetën e finales së Spanjës

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:24
Adnan Januzaj

Shqiptari nga Kosova, Adnan Januzaj, është hero i skuadrës së Sociedadit, e cila si vendase triumfoi me rezultat 2:0 në duel me Celta Vigon, në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit në Spanjë. Sociedadi kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:1, pasi që në takimin e parë kishte luajtur 1:1 në fushë të Celtas.

Januzaj u paraqit titullar, dëshmoi lojë shumë të mirë dhe në minutën e 27-të thelloi fitoren me rezultat 2:0. Golin e parë e shënoi futbollisti Oyarzabal pikërisht në minutën e 10-të. Januzaj luajti deri në minutën e 83-të kur u zëvendësua nga Merino.

Me një fjalë, Januzaj është hero i kualifikimit të Sociedadit dhe që synon të jetë në pjesën më të lartë të Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat