Pele: Ato që bën Neymar janë të vështira për t’u justifikuar

Futboll

Pele: Ato që bën Neymar janë të vështira për t’u justifikuar

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:32
Neymar

Pele e ka të vështirë të justifikojë kritikat drejt Neymar për simulimet e vazhdueshme të yllit të Paris Saint-Germain.

Neymar është kritikuar për skenat teatrale në Kupën e Botës, kur Brazili u mposht në çerekfinale ndaj Belgjikës.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës Pele ka folur për bashkëkombësin e tij, i cili e ka pasur të vështirë muajt e fundit dhe majde u kritikuar sërish në ndeshjen ndaj Liverpool në Champions League.

“Është e vështirë të mbrosh Neymar për gjithçka që bën jashtë futbollit. Kam folur me të dhe e kam rikujtuar për aftësitë e tij,” shprehet ai për Folha de Sao Paolo.

“Ai ishte i pafat sepse Brazili nuk fitoi Kupën e Botës dhe ai ka marrë fajin. Kam qenë dy herë me të në Europë. Ne folëm dhe unë i shpjegova: ‘Zoti i futbollit të ka dhënë një dhuratë, por ti i vështirëson punën vetes tënde.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat