Xherdan Shaqiri tregoi edhe një herë klasin e tij. Shaqa ka besim të plotë të trajneri Jurgen Klopp dhe po ia shpërblen me lojë e gola. Ylli nga Kosova është bërë faktorë kryesor te Liverpooli dhe shumë i dashur për tifozë.
Liverpooli me shumë mund importoi tri pikë nga Burnley. Një fitore domethënëse dhe i rrinë në bisht lideri Manchester City. Futbollisti Xherdan Shaqiri shënoi gol për fitoren e madhe.
Ai u paraqit standard, dha maksimumin për fitoren e madhe të "Redsave" me rezultat 3:1 kundër Burnleyt, në ndeshjen e javës së 15-të të Premier League në futboll. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Cork në minutën e 54-të, por nënkampioni i Evropës nuk ka lejuar befasi.
Për shtatë minuta shënuan dy herë, Milner në minutën e 62-të dhe Firmino në atë të 69-tën dhe Shaqiri shënoi për 3:1 në minutën e 90+2. Liverpooli është në vend të dytë me 39 pikë, ka dy me pak se City. Ndërkaq, Chelsea shokohet si mysafirë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Wolves.
Loftus-Cheek në minutën e 18-të shënoi për Chelseat dhe Jimenez (59') e Jota (63') për Wolves. Chelsea është në vend të katërt me 31 pikë, kurse ëolves i 12-të me 19.