Barcelona, Rafinha rrezikon të paguajë 100.000 euro në ditë

Futboll

Barcelona, Rafinha rrezikon të paguajë 100.000 euro në ditë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:50
Rafinha

Moment vërtet i zi për Rafinha-n. Barcelona ka konfirmimuar se mesfushori do të qëndrojë jashtë fushave për 6 muaj, duke humbur kështu të  gjithë pjesën e mbetur për sezonin 2018/19. Në  një moment të tillë, për një lojtar, gjithçka tjetër do të kalonte në plan të dytë. Po, por…deri në një pikë të  caktuar.

Gjërat për djalin e Mazinho-s mund të  përkeqësohen edhe më  tepër. Nga ajo që  raporton “De Telegraf”, Adidas, mund ta hedhë në  gjyq brazilianin për shkelje të kontratës dhe kërkon 100 mijë euro në ditë.

Adidas pretendon se lojtari nuk i ka veshur materialet e firmës, pavarësisht se kishte ende kontratë me ta. Marrëveshja origjinale e sponsorizimit midis Rafinha-s dhe Adidas ka skaduar në verën e 2018-ës, por kompania gjermane pretendon se marrëveshja është  shtyrë në heshtje pasi lojtari nuk i është përgjigjur kërkesës për zgjatjen e kontratës. Ndërkohë  braziliani ka gjetur një marrëveshje me kompaninë Mizuno.

Por nga pikëpamja e kompanisë gjermane mbetet një fakt. Për më  shumë se pesë muaj Rafinha nuk ka reklamuar materialet e Adidas, ndërkohë që ishte i detyruar ta bënte këtë sipas kontratës. Sipas “De Telegraf”, kërkesa për dëmin e shkaktuar është stratosferike pasi kërkohen njëqind mijë euro për çdo ditë që nuk janë përmbushur kushtet e marrëveshjes.

Sipas disa llogarive të shpejta, nëse gjyqtari holandez do t’i japë të  drejtë Adidas-it, braziliani duhet të derdhë të gjithë pagën e tij vjetore në arkat e (ish) sponsorit të  tij. Nëse kjo ndodh, gjuri nuk do të konsiderohej një problem edhe aq shqetësues…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat