ZYRTARE: Hidhet shorti për moshat U17, ja me kë përballen Shqipëria dhe Kosova

Futboll

ZYRTARE: Hidhet shorti për moshat U17, ja me kë përballen Shqipëria dhe Kosova

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:49
Foto

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian për kombëtaren U-17 të Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Gjithsej janë 13 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e tetë së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Turneu “Qualifying Round”, mosha U-17 do të zhvillohet në Portugali në datat: 13, 16 dhe 19 Nëntor 2019

Nga ana tjetër, Kosova do ta ketë në grup, Holandën, Slloveninë dhe Uellsin.

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin Elitë do të jenë plot 30 përfaqësuese, ku 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet do të kalojnë në raundin Elitë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat