Propozim interesant: Fjala “shqiponjë” të zgjidhet si fjalë e vitit në Zvicër!

Futboll

Propozim interesant: Fjala “shqiponjë” të zgjidhet si fjalë e vitit në Zvicër!

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:53
Shaqiri e Xhaka

Kampionati Botëror - ‘Rusia 2018’, na sjelli ndeshje interesante, por ajo që do të mbahet mend nga ky Botëror është fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët festuan me simbolin e shqiponjës me gishta.

Triumfit të Xhakës dhe Shaqirit, për të festuar me shqiponjë u ishte bashkuar edhe kapiteni i Zvicrës  Stephan Lichtseiner.

Gjesti me shqiponje ngjalli një debat në Zvicër e Serbi e pothuajse në të gjithë Evropën, ku pati shumë prej atyre që nuk i pëlqeu ky gjest i tyre, por edhe morën përkrahje të madhe.

Gazeta zvicerane “Blick”, shkruan një juri nga Shkolla e Lartë e Zurich-ut për Shkenca Aplikative (ZWAH) ka vendosur që fjala “shqiponjë” të zgjidhet si fjale e vitit në Zvicër.

“Në vitin 2018 shqiponja ka qenë e pranishme gjithandej dhe është shfaqur në përditshmërinë e Zvicrës, me debatet mbi të do të merremi edhe një kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e Shkollës së Lartë të Zurich-ut për Shkenca Aplikative.

Fjala e vitit në Zvicër zgjidhet nga viti 2003.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat