Shaqiri dhe Serbia!

Futboll

Shaqiri dhe Serbia!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 11:49
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është sportisti shqiptar më i urryer nga Serbia!  Shkëlqimi i Xherdan Shaqirit në fanellën e Liverpoolit nuk shikohet me sy të mirë nga Serbia! Emri i Shaqirit është si bombë për qytetarët serb! Ata e kujtojnë ende mbrëmjen e 22 qershorit të këtij vitit, mbrëmjen e ferrit dhe të kapitullimit me rezultat 2:1 të Serbisë nga Kampionati Botëror – “Rusia 2018”.

Kapitullimi ndodhi nga golat e shqiptarëve të Kosovës, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit dhe ka qenë fitore e madhe e Zvicrës.  Ai sa herë shënon gol për Liverpoolin i vë në siklet mediat serbe, sepse e kanë të vështirë ta shkruajnë emrin e tij. Ylli nga Kosova po tregohet gjithnjë e më i mirë në fanellën e Liverpoolit, ka fituar besim të plotë nga trajneri Jurgen Klopp dhe ka një simpati të veçantë edhe nga tifozët.

Reprezentuesi i Zvicrës me Liverpoolin synojnë titullin në Premier League dhe njëherësh përgatiten për sfidën me Napolin e cila luhet me 11 dhjetor në Anfiled dhe është si finale. Sepse Liverpoolin vetëm fitorja me dy gola dallim e dërgon më tutje, pasi që sfidën e parë e ka humb në Napoli me 1:0. Napoli udhëheq renditjen me 9 pikë, 3 më shumë se Liverpooli.

Shaqiri dhe Serbia, sepse edhe kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit kishin fituar me 4:0 dhe Shaqa kishte qenë ndër më të mirët, duke asistuar në golin e dytë që e kishte shënuar Salah në minutën e 45-të për fitoren 4:0 pikërisht me 24 tetor. Dhe nuk kishte udhëtuar në Beograd me 6 nëntor, për shkak se klubi i Liverpoolit kishte vendosur mos ta rrezikoi djaloshin e artë të Kosovës! Shumë ditë para kësaj sfide të Champions League, e tërë Serbia ishte çuar në këmbë, duke shkruar gjithçka kundër Shaqës dhe ishte elektrizuar atmosfera, sa mëzoi prisni ta shohin në stadiumin “Rajko Mitiç”.

Liverpooli kishte vendosur dhe nuk e mori me vete, kushedi se çfarë do të kishte ndodhur në Beograd po të shënonte Shaqa, a thua do të kishte ndodhur 14 tetorit i vitit 2014 kur u ndërpre takimi Serbi-Shqipëri, kur tifozët sulmuan e rrahën lojtarët shqiptarë. Prandaj, emri i Shaqës është emri më urryer në Serbinë shoveniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat