Kosova në grup me Rusinë

Futboll

Kosova në grup me Rusinë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:05
Drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe ekipeve kombëtare Artan Govori dhe drejtori teknik Michael Ness

Në Nyon të Zvicrës sot është bërë tërheqja e shortit për grupmoshat U17 dhe U19, për edicionin e 19-të të Kampionatit evropian 2019/2020, e ku morën pjesë nga Kosova drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe ekipeve kombëtare Artan Govori dhe drejtori teknik Michael Ness.

Kosova U17 është renditur në grupin e 12 –të e ku për kundërshtarë do të ketë Holandën,  e cila e ka marrë edhe organizimin e këtij rundi që mbahet prej 9 deri më 15 tetor 2019, Uellsin dhe Slloveninë.

Ndërkaq që Kombëtarja U19, është në grupin e 5-të bashkë me Rusinë, Poloninë dhe Uellsin. Garat  e rrethit ë rregullt për këtë grup moshë do të zhvillohen në Uells prej 13 deri më 19 nëntor 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat