Frikësohet - Bota Sot
Frikësohet

Futboll

Frikësohet

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:14
Allegri

Trajneri Juventus-it, Max Allegri insiston se kampionati italian nuk ka mbaruar ende, duke shprehur shenja frike ndaj rivalit me të cilin do të përballen të premten, Inter-it.

Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje tekniku ka thënë:

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, është derbi italian. Duke parë tabelën e Seria A, janë dy ekipe që së bashku me Milanin, kanë bërë histori në futbollin italian.”

“Është një ndeshje e rëndësishme, si nga ana emocionale, teknike edhe taktike duhet të jemi të përgatitur. Loja është si një përballje Champions League, duhet të përgatitesh. Ne do të përballemi me një ekip që është rritur shumë si nga ana e vetëvlerësimit ashtu edhe në rezultate.”

“Së bashku me Napoli-n, ata janë rivalët kryesorë të Juventus-it për momentin. Ne duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë shumë të qetë. Juve s’ka mbaruar punë me kampionatin. Duhen fitore se kemi rrugë të gjatë përpara.”

“Emre Can është rikthyer në skuadër dhe mund të luajë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test