Liverpooli theu një rekord me fitoren ndaj Burnley - Bota Sot
Liverpooli theu një rekord me fitoren ndaj Burnley

Futboll

Liverpooli theu një rekord me fitoren ndaj Burnley

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:37
Liverpooli

Skuadra angleze po vazhdon të shkëlqejë në këtë stinor të Premier Ligës.

Liverpooli arriti një fitore të rëndësishme mbrëmë, teksa triumfoi në udhëtim ndaj Burnley me rezultat 3-1.

Ndryshimet në formacion nga Jurgen Klopp vështirësuan lojën e The Reds, por inkuadrimi i Mohamed Salah dhe Roberto Firminos, ktheu gjithçka në rrugë të mbarë për ekipin nga Anfield.

Liverpool tashmë është në kuotën e 39 pikëve, pas 15 javësh të luajtura. Asnjë humbje për ta deri në këto momente, duke arritur plot 12 fitore dhe tre barazime.

Fitorja e arritur mbrëmë ndaj Burnleyt, ka kompletuar rekordin historik për Liverpoolin, që shënon startin më të mirë të një stinori në historinë e klubit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test