Llorente mund të kthehet në Spanjë, e kërkon Betisi

Futboll

Llorente mund të kthehet në Spanjë, e kërkon Betisi

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Fernando Llorente

Real Betis po tregon formë të mirë edhe këtë sezon dhe drejtuesit e klubit po mendojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Objektiv i tyre janë lojtarë që e njohin mirë kampionatin spanjoll, teksa në shënjestër janë Fernando Llorente dhe Lucas Perez.

I pari pothuajse nuk luan fare me Tottenhamin dhe mund të pranojë ofertën Betisit i cili i garanton të ketë më shumë hapësira.

Kurse Perez, mbetet një objektiv më i vështirë për t’u arritur, pasi West Hami nuk e lejon të largohet në huazim, por dëshiron ta shesë përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat