Problemi i rrallë i Alcacer, sulmuesi që është shumë i mirë si zëvendësues për të luajtur titullar

Futboll

Problemi i rrallë i Alcacer, sulmuesi që është shumë i mirë si zëvendësues për të luajtur titullar

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:49
Paco Alcacer

Askush nuk ka shënuar më shumë gola në këtë sezon të Bundesliga-s se Paco Alcacer, megjithëse ai ka nisur vetëm dy ndeshje si titullar.

Dortmund kryeson renditjen e Bundesliga-s këtë sezon dhe kjo falë rindërtimit të skuadrës që ka bërë trajneri i ri Favre.

Skuadra që luan në “Signal Iduna Park” ka nëntë pikë më tepër se Bayern Munich dhe ka shënuar 24 gola më tepër.

Por forca e kryesuesve nuk është numri i madh i rasteve të krijuara, por shfrytëzimi në maksimum i atyre pak mundësive që u jepen. Zakonisht, nuk kanë qenë aq dominues sa bavarezët në ndeshjet e tyre dhe golaverazhin e mirë e kanë falë dy fitoreve spektakolare 7-0 dhe 4-0 ndaj Nuremberg dhe Stuttgart.

Dortmund ndodhet në krye të renditjes për shkak të saktësisë përpara portës, teksa ka shënuar 22% të goditjeve në kuadrat, gati dyfishin i Bayern.

Saktësia përpara portës është meritë e një lojtari të vetëm: Paco Alcacer. Sulmuesi spanjoll ka qenë një zbulim i këtij sezoni pasi iu bashkua ekipit në formë huazimi në verë nga Barcelona.

Ai është golashënuesi më i mirë i Bundesliga-s me 10 gola të shënuar, megjithëse ka nisur vetëm dy ndeshje nga minuta e parë.

Ai nuk ishte titullar as në ndeshjen e fundit të fituar 2-0 ndaj Freiburg, por, prapëseprapë, arriti të futej nga stoli duke gjetur golin. Ai ishte goli i nëntë si zëvendësues këtë sezon.

Ai ka thyer rekordin e golave të shënuar nga një zëvendëues, megjithëse jemi vetëm në dhjetor. Për më tepër, asnjë portier nuk ka pritur asnjë goditje të tijën këtë sezon. Nëse ai godet në kuadrat, atëherë është gol.

Atëherë, pse nuk e nis si titullar Alcacer? Favre nuk mendon se ai është mjaftueshëm mirë fizikisht për ta nisur nga minuta e parë, pasi ka kaluar dy vite duke ngrohur stolin e Barça-s.

Por mbase edhe sepse ai po shkëlqen si zëvendësues, kështu që përse ta ndryshojë?

Më tepër se gjysmat e golave të Alcacer në kampionat (6 prej tyre) kanë ardhur pas minutës së 80-të. Blerja e verës ka bërë diferencën për Favre, por mesa duket do të vazhdojë të ulet në stol.

Sulmuesi ka problemin e rrallë e të qenurit më i efektshëm nga stoli sesa si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat