Shaqiri tregon se çfarë i tha Klopp pas pjesës së parë dhe në fund - Bota Sot
Shaqiri tregon se çfarë i tha Klopp pas pjesës së parë dhe në fund

Futboll

Shaqiri tregon se çfarë i tha Klopp pas pjesës së parë dhe në fund

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 17:38
Shaqiri tregon se çfarë i tha Klopp pas pjesës së parë dhe në fund

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, po shijon ditët më të mira të karrierës së tij në fanellën e Liverpoolit. Shaqiri është prej më të mirëve në fushën e lojës dhe një kërcënim i madh për skuadrat rivale. Djaloshi i kombëtares së Zvicrës shënoi për fitoren e “Redsave” me rezultat 3:1 kundër Burnleyt, në një ndeshje mjaft të fortë dhe me kthesa në rezultat. Burnley ishte në epërsi me 1:0 me golin që e realizuan përmes Cork në minutën e 54-të.

Megjithatë përmbysja ndodhi shpejt dhe Liverpooli humbjen e shndërroi në fitore. Milner (62’), Firmino (69’) dhe Shaqiri (90+2) shënuan për fitoren e Liverpoolit. Shqiptari nga Zhegra ka treguar se çfarë i tha Klopp pas pjesës së parë. “Pas përfundimit të pjesës së parë Klopp na tha që të jemi më të vëmendshëm në lojë, më të gjallë dhe të fitojmë topin më shumë, sepse shumë herë luajtëm mbrapa. Qëndruam të qetë, menaxhuam mirë ndeshjen dhe në fund me meritë morëm tri pikët.

Duhet të jemi më të guximshëm në kësi lloj ndeshje, ne e dimë se e kemi posedimin por duhet të mbrohemi më mirë”, ka thënë Shaqiri.  Një fitore shumë e madhe për ekipin e Liverpoolit, e cila pas 15 jave në Premier League mban vendin e dytë me 39 pikë, ka dy me pak se Manchester City. “Në fund Klopp na tha se ishte një lojë e rëndësishme që i dha shumë besim futbollistëve për të vazhduar në ndeshjet e ardhshme”, tregon Shaqa. Liverpooli dhe Manchester City janë në garë të fortë për titullin e kampionit, pa e lënë anash edhe Tottenhamin, Chelseat dhe Arsenalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test