Një nga lojtarët kryesor të Man Utd largohet falas gjatë verës

Futboll

Një nga lojtarët kryesor të Man Utd largohet falas gjatë verës

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 17:44
Antonio Valencia

Manchester United mund të humbas falas një nga lojtarët kryesor në verën e vitit 2019.

Antonio Valencia mund të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United në afatin kalimtar veror të vitit 2019.

‘The Sun’ shkruan se West Ham United po kërkon të transferojë Antonio Valencian si transferim të lirë.

Valencia është synim i disa klubeve nga Anglia dhe Spanja, por West United duken më të interesuar për shërbimet e tij.

Është veçanërisht trajneri i West Ham United, Manuel Pellegrini, që është një tifoz i madh i Valencias, dhe e kërkon në skuadër nga sezoni tjetër.

33 vjeçari nga Ekuadori është pjesë e Manchester United që nga viti 2009, dhe deri më tani në Premierligë në fanellën e ‘Djajve të Kuq’ ka regjistruar 239 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat