Belgu shkuli flokët kundërshtarit të tij derisa ishte i pafuqishëm për ta ndalur të riun e Arsenalit në barazimin e mbrëmshme, derisa mediat angleze shkruajnë se ai nuk do të dënohet nga Federata e Anglisë
Mesfushori i Arsenalit Matteo Guendouzi ka bërë një deklaratë pasi që Marouane Fellaini shkuli flokët e tij, por këtë e ka bërë me humor duke thënë se mesfushori i United është xheloz për kaçurrelat e tij.
Incidenti ndodhi para syve dhe hundës së gjyqtarit Andre Marriner, i cili edhe pse e ndali faul nuk e gjykojë të arsyeshme që ta ndëshkojë atë.
“Mendoj se këtu ka xhelozi. Ndoshta ai nuk mund ta pranojë faktin se tani ka flokët e shkurtra”, ka thënë Guendouzi me humor për RMC Sport për ndërhyrjen bizare duke bërë humor.
Me gjyqtarin që ishte aty, Fellaini duket se do ti shpëtojë edhe një dënimi nga FA.