Mustafi flet për golin kundër Manchester Utd - Bota Sot
Mustafi flet për golin kundër Manchester Utd

Futboll

Mustafi flet për golin kundër Manchester Utd

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:58

Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, shënoi golin e parë në barazimin 2:2 mes Manchester Unitedit  dhe Arsenalit në “Old Trafford”.

Mbrojtësi i Gjermanisë arriti të shënojë me kokë në mesin e pjesës së parë, duke marrë edhe një “asistim” nga një gabim i De Geas. Pas ndeshjes, Mustafi u shpreh se duhet të kishin fituar dhe të merrnin tre pikët, si dhe pranoi se mungesa e Granit Xhakës ishte diçka shumë e vështirë për skuadrën e Arsenalit.

“Kishim shumë raste për të shënuar, bëmë aksione të mira dhe patëm shumë harkime në zonë, por ishim të pafat. Duhej të ishim më të kujdesshëm, pasi United na ndëshkoi në dy gabimet tona”, ka thënë Mustafi.

“E rëndësishme për ne ishte të mos humbnim dhe të ruanim këtë ecuri prej të pamposhturish, por duhet të kishim fituar. U pa dhe mungesa e Granitit në fushë, pasi të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është ai për ne”, ka shtuar mbrojtësi shqiptar.

Më pas, Mustafit iu kujtua se ka shënuar gjithmonë në ndeshjet e mëdha për Arsenalin dhe si mbrojtës që është, kjo është diçka për rekord.

“Po, kam shënuar kundër Tottenhamit, që është gjithmonë një gol me vlera të mëdha. Dhe tani kundër Unitedit, nuk mund të them që nuk jam i lumtur për këtë fakt, por fitorja për skuadrën kishte më shumë rëndësi, e jo këto shifra individuale”, përfundoi mbrojtësi i “Topçinjve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test