Nikaj: Vushtrria është kryeqyteti i futbollit - Bota Sot
Nikaj: Vushtrria është kryeqyteti i futbollit

Futboll

Nikaj: Vushtrria është kryeqyteti i futbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 19:24
Samuel Nikaj

Disa skuadra janë në garë të fortë për dy vendet e para në Ligën e Parë, të cilat shpien direkt në elitën e futbollit të Kosovës. Vushtrria është kampione vjeshtore me 38 pikë, duke lënë pas Besën me 35, Dukagjinin 33, Vitinë 31, Vëllaznimi 29 etj. Kryetrajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, është i kënaqur me rezultatet e arritura gjatë pjesës vjeshtore dhe i bindur se do të arrijnë qëllimin në fund të kampionatit, të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve. Vushtrria shënoi 12 fitore, 2 barazime e 2 humbje, me goldallim 23:9. Pas Vëllaznimit që ka pësuar tetë gola, vushtrriasit kanë mbrojtjen më të fortë në këtë rang të garave.

“Bota sot”: Vushtrria e nisi me shumë telashe, me rezultate jo të mira por përfundoi e para në pjesën e vjeshtore, ku ishte çelësi i këtij suksesit?

Samuel Nikaj: Të them të drejtën, se nisem mirë kampionatin, patëm një krizë besimi plus dhe objektivi madhor na vuri në presion dhe në javën e 6-të dhe të 7-të prekem fundin pas humbjes në Pejë dhe barazimit si vendas me Istogun. Pas një takimi me kryesinë dhe senatorët e ekipit kuptova që kemi potencial ta kthejmë situatën sepse pata mbështetje totale të dy palëve si radhë herë në futbollin shqiptar, ku përgjegjësia e dështimit ju faturohet trajnerëve dhe rezultatet erdhën pas 8 fitoreve radhazi, ku kulmoj me fitoren e fundit ndaj Vëllaznimit dhe pash një ekip që çdo trajner do ta ëndërronte.

“Bota sot”: Disa skuadra luftojnë për dy vendet e para, a jeni në presion të Besës, Dukagjinit, Vitisë dhe Vëllaznimit?

Samuel Nikaj: Rivaliteti është i madh por ne nuk jemi në presion nga kundërshtarët, ne në presion na vënë publiku i zjarrtë, pasi Vushtrria është kryeqyteti i futbollit por besoj që tani jemi futur në shinat e duhura, kemi fituar përkrahjen e tifozëve, të cilëve ju është rikthyer besimi, pasi që shohin angazhimin e djemve në fushë të cilët janë me meritorët në këtë sukses.

“Bota sot”: Për dallim nga vitet e kaluara, a ka rritje të nivelit?

Samuel Nikaj: Unë kam qenë pjesë e garës dhe para dy viteve me Flamurtarin, shoh një ndryshim këtë vit për mirë në aspektin organizativ të klubeve. Rivaliteti është më i madh se para dy viteve, pasi që janë 5 skuadra në luftë për inkuadrimin në Superligë dhe ndër këto ekipe emra si Besa, Vëllaznimi dhe Vushtrria, janë emra me peshë në futbollin kosovar plus kemi një Dukagjin, ekip shume kompetitiv. Prandaj do të ketë luftë deri në javën e fundit...

“Bota sot”: Çfarë i mungon më shumë Ligës së parë?

Samuel Nikaj: Ajo që shoh unë si problem në ligën e parë është infrastruktura tek shumica ekipeve, pasi financiarisht 90 përqind e ekipeve qëndrojnë mirë plus ka lojtarë me nivel në çdo ekip dhe një diçka pozitive shoh mikpritjen kur luajmë udhëtues është në nivel.

“Bota sot”: A është e kompletuar Vushtrria apo duhet të që të përforcohet në disa reparte?

Samuel Nikaj: Duke qenë që jemi lider në kampionat nuk mendoj që na duhen shumë përforcime, por në qoftë se do të afrojmë 2 ose 3 lojtarë do të jenë lojtarë tek të cilët besojmë që do t’i vlejnë ekipit edhe për në Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test