Hysaj do të kalojë në Premierligë gjatë dimrit - Bota Sot
Hysaj do të kalojë në Premierligë gjatë dimrit

Futboll

Hysaj do të kalojë në Premierligë gjatë dimrit

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 22:17
Elseid Hysaj

Aventura e Elseid Hysaj në Serie A duket se do të përfundojë gjatë këtij dimri.

Chelsea është skuadra që po e kërkon me ngulm super mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë.

Londinezët janë të gatshëm të paguajnë rreth 50 milionë euro për ta “rrëmbyer” lojtarin, shkruan “The Sun”.

Lojtari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Maurizio Sarri, nën urdhrat e të cilit kishte luajtur më herët.

Kujtojmë se më herët Sarri kishte marrë me vete edhe mesfushorin Jorginho.

Me Kevin Malcuit në skuadër, Napoli mund të jenë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat e Chelsea.

Kalimi i Hysaj tek Chelsea do të ishte hap jashtëzakonisht i madh në karrierën e lojtarit “kuq e zi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test