De Jong pritet t’i bashkohet PSG-së në verë

Futboll

De Jong pritet t’i bashkohet PSG-së në verë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:05
Frenkie de Jong

Ylli i Ajaxit, Frenkie de Jong është i vendosur të hedh poshtë një lëvizje në Manchester City apo Barcelona në favor të transferimit te Paris Saint-Germain.

De Jong ka qenë shumë i lidhur muajve të fundit me anglezët e Manchester Cityt, apo edhe me spanjollët e Barcelonës.

Por, pavarësisht ofertave dhe joshjes, De Jong thuhet se ai tani preferon një lëvizje në kryeqytetin francez.

Mesfushori i kualifikuar i Ajaxit dhe Holandës ka të ngjarë të bashkohet me PSG-në në verën e ardhshme.

Sipas mediumit The Telegraaf, De Jong do të transferohet në verë ne Etihad për shumën e 75 milionë eurove.

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, ka vendosur një çmim prej 75 milionë euro për De Jong dhe besohet se PSG i ka thënë gjatë të enjtes se ata janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë.

Raporti i këtij mediumi gjithashtu thotë se Kylian Mbappe e ka sugjeruar PSG-në për të nënshkruar me De Jong pas ndeshjeve të fundit të Francës kundër Holandës.

Ndeshja mes dy kombëtareve të mëdha u luajtë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku De Jong shkëlqeu në fitoren e Tulipanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat