Guangzhou Evergrande plot ambicie, synon transferimin e Malcomit

Futboll

Guangzhou Evergrande plot ambicie, synon transferimin e Malcomit

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:22
Malcom

Klubi i njohur kinez, Guangzhou Evergrande po bëjnë një lëvizje ambicioze për sulmuesin anësor të Barcelonës, Malcom.

Malcom u transferua në verë te Barcelona për një shifër prej 40 milionë eurosh, duke fituar betejën me Romën dhe Interin.

Por, talenti brazilian thuhet se është i zhgënjyer nga mungesa e futbollit të rregullt që e ka parë këtë sezon, që kur ka ardhur në verë nga Bordeaux.

Malcom flet për ‘tradhtinë’ që ia bëri Romës: Isha i lumtur që po i bashkohesha, por në fund vendosa ta realizoj ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur me Barcelonën

Kjo ka bërë që Malcom të mendojë edhe një herë të ardhmen e tij, ku nuk mungojnë skuadrat e interesuara.

Klubi i njohur kinez, Guangzhou Evergrande thuhet se po bëjnë një lëvizje ambicioze për sulmuesin anësor të Barcelonës.

Sipas mediumit DirectTV Sport, kampi i Malcom është afruar me shpenzuesit e mëdhenj kinezë dhe është tunduar nga propozimi i tyre.

Në Guangzhou Evergranden e trajnerit Fabio Cannavaro,  Malcom do të gjente Paulinhon, i cili u largua nga Barça këtë verë për t’u kthyer në Kinë.

Malcom është aktualisht jashtë fushave për 10-15 ditë pasi u lëndua në fitoren e Copa del Rey ndaj skuadrës Cultural Leonesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat