“The Sun” zbulon ‘skandalin’ e lojtarëve të Arsenalit, përfshihet edhe Mustafi

Futboll

“The Sun” zbulon ‘skandalin’ e lojtarëve të Arsenalit, përfshihet edhe Mustafi

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
“The Sun” zbulon ‘skandalin’ e lojtarëve të Arsenalit, përfshihet edhe Mustafi

“The Sun” ka zbuluar një video në të cilën disa lojtarë të Arsenalit shfaqen të ngazëllyer në një klub të quajtur Tape Club.

Ata pinin vodka dhe shampanjë me vlerë më shumë se 2,000 euro secila shishe, duke arritur një llogari afër 30,000 eurove, transmeton Insporti.

Megjithatë, imazhet tregojnë qartë se disa prej tyre duket se thithnin ‘hippy crack’, ‘helium’, që është e ndaluar rreptësisht në Angli.

Në videon e publikuar nga The Sun, që daton në gusht, një ditë para startit të sezonit, shihen Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Mattéo Guendouzi, Sead Kolasinac dhe Mesut Özil.

Në xhirimet nga kamerat e klubit të natës mund të shihni se si Aubameyang, Lacazette, Guendouzi, Kolasinac dhe Özil konsumojnë substanca të palejuara në Angli me pëlqimin e punëtorëve.

Me ta ishin edhe Skodran Mustafi e Henrikh Mkhitaryan.

Substanca që konsuamuan lojtarët e Arsenalit, është e palejuar dhe rreziqet e saj janë shumë të larta, pasi ato mund të shkaktojnë humbje të koordinimit, pavetëdije, dhe madje edhe vdekje për shkak të mungesës së oksigjenit të arritur në tru.

Sipas burime të “The Sun”, lojtarët qëndruan aty deri pas orës 4 të mëngjesit.

Kjo nuk do t’i pëlqejë aspak trajneri Unai Emery, i cili madje në fillim të sezonit ua ndaloi lojtarëve të konsumojnë edhe lëngje frutash, sepse ato përmbajnë shumë sheqer.

Këso veprime në të kaluarën kanë bërë edhe Kyle Walker në vitin 2013, Raheem Sterling në 2015 (dy herë), Jack Grealish në 2016 apo Gabriel Agbonlahor (edhe në 2016).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat