United hidhet në sulm për trajnerin e Tottenham, gati të paguajë 40 milionë funte

Futboll

United hidhet në sulm për trajnerin e Tottenham, gati të paguajë 40 milionë funte

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:22
E ardhmja e Jose Mourinhos në stolin e Manchester United mbetet një pikëpyetje e madhe

“Djajtë e Kuq”, pritet të bëjnë ndryshime në stol.

E ardhmja e Jose Mourinhos në stolin e Manchester United mbetet një pikëpyetje e madhe.

Mungesa e rezultateve, por dhe problemet e shumta me grupin e lojtarëve mund ta shkurtojnë periudhën e portugezit te “Djajtë e Kuq” dhe drejtuesit nuk duan të mbeten të papërgatitur.

Sipas “Mirror”, Mauricio Pochettino është i preferuari i United. Argjentinasi po bën mirë prej kohësh me Tottenhamin dhe emri i tij u përfol dhe si një kandidat për stolin e Real Madridit.

Poçetinos i skadon kontrata me Tottenhamin në verën e vitit 2023, por United është gati të ofrojë 40 milionë funte për ta marrë atë në Old Trafford në verën e ardhshme.

Divorci me Mourinhon mund të bëhet më i lehtë në qoftë se skuadra nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat