United zgjedh pasardhësin e Mourinho, paguan 40 milionë stërlina për ta marrë

Futboll

United zgjedh pasardhësin e Mourinho, paguan 40 milionë stërlina për ta marrë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 18:08
Jose Mourinho

E ardhmja e Jose Mourinho te skuadra e Manchester United është në fund. Drejtuesit e ekipit të United kanë vendosur të largojnë trajnerin portugez, duke zgjedhur edhe pasardhësin e tij. Ai është trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, trajneri aktual i ekipit të Tottenham në Premier League. Dhe për ta shkëputur nga kontrata që ai ka me Spurs, presidenca e United është gati të paguajë 40 milionë stërlina, shuma e klauzolës për ta lënë atë të lirë. Pochettino verën e kaluar rinovoi me 5 vite kontratën, nga e cila përfiton 8 milionë stërlina në sezon.

Lajmin e këtij transferimi të bujshëm, që më shumë gjasa do të realizohet në fund të këtij sezoni, e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Sun”. Drejtuesit e Manchester United e konsiderojnë trajnerin argjentinas si personin e përshtatshëm për postin e këtij ekipi, duke parë përvojën e tij dhe faktin se e njëh mjaft mirë kampionatin anglez, ku ndodhet prej vitesh. Madje 46-vjeçari Pochettino mendohet se është alternativa e vetme për stolin e United sezonin e ri. Nën drejtimin e tij, Spurs kanë mbyllur 3 sezonet e fundit në “top-4” vendet e para, duke luajtur në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat