Sevilla përgatit klauzolën e çmendur për portugezin

Futboll

Sevilla përgatit klauzolën e çmendur për portugezin

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 00:57
Andre Silva

Sulmuesi i AC Milan, Andre Silva pritet të ketë një klauzolë largimi prej plot 85 milionë euros, në kontratën që ai do të nënshkruajë me skuadrën e Sevilla në La Liga spanjolle, kur të finalizohet transferimi i tij përfundimtar nga kuqezinjtë e Italisë.

Futbollisti portugez, aktualisht është transferuar në formë huazimi te Sevilla dhe ka lënë mbresa duke shënuar plot tetë gola në 13 ndeshje. Klubi spanjoll pret të finalizojë transferimin përfundimtar për të blerë lojtarin me të drejta të plota nga ekipi milanez. Sipas “El Desmarque”, Sevilla do të shtojë një klauzolë largimi prej 85 milionë euro në kontratën me sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat