Bonucci: Ishim me fat te goditja e Gagliardinit, por e dominuam pjesën e dytë

Futboll

Bonucci: Ishim me fat te goditja e Gagliardinit, por e dominuam pjesën e dytë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:01
Festa golit të Mario Mandzukic

Leonardo Bonucci e pranon se Juventusi ishte me fat kur Interi goditi shtyllën, por në përgjithësi i mbajtën nën kontroll zikaltërit.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 me golin me kokë të Mario Mandzukic pas asistimit të Joao Cancelos.

Kjo fitore i mban Bianconerët në vendin e parë me 43 pikë.

“Ka shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ne duhet të dëshmojmë sa jemi gati të marrim rezultatin pa marr parasysh se kë kemi kundër”.

“Është një kampionat i gjatë, ka shumë ndeshje që do të luhen edhe në Evropë, por kjo fitore edhe një herë na lejon të kuptojmë se jemi të fortë dhe mund ta mposhtim këdo”.

Mauro Icardi nuk kishte asnjë gjuajtje të vetme në portë, por mbrojtësi i jep merita lojtarit për rastet e krijuara.

“Icardi është gjithnjë i rrezikshëm në zonë, por kemi punuar që ta mbajmë nën kontroll. E lam Roberto Gagliardinin të largohem vetëm një herë dhe ne ishim me fat në atë goditje”.

“Mendoj se Juve luajti shumë mirë në pjesën e dytë dhe e merituam fitoren”, ka thënë Bonucci për Sky Sport Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat