Spalletti: Bëmë gabime banale, u treguam naivë

Futboll

Spalletti: Bëmë gabime banale, u treguam naivë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:12
Luciano Spalleti

Inter, u mposht nga Juventusi, në ndeshjen e kësaj jave në Serie A.

Luciano Spalleti e kritikoi Interin e tij pas humbjes 1-0 me Juven, dhe në intervistën për Sky Sport pas ndeshjes deklaroi:

"Ndeshja duhej të luhej me një përqendrim të vazhdueshëm, kur e di që je gjithmonë nën presion. Luajtëm mirë kryesisht, por disa situata nuk i interpretojmë si duhet, kurse Juventusi nuk e bëri atë gabim” shtoi timonieri i skuadrës së Interit.

“Ne bëmë shumë gabime banale dhe fëmijërore. Këto gabime bëjnë edhe diferencën. Do jetë gjithmonë dikush që ecën më avash, apo flet më shumë, që është i shkujdesur, dhe jo në një ritëm me të tjerët. Për fat të keq, Juvja ishte e zgjuar kurse ne naivë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat