PSG do të shesë njërin nga dy yjet e veta

Futboll

PSG do të shesë njërin nga dy yjet e veta

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:59
PSG do të shesë njërin nga dy yjet e veta

“L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, është hapur sot me një lajm bombastik, teksa shkruan se PSG ka në plan të shesë njërin nga dy yjet e saj të mëdhenj, në fund të sezonit, për të përmbushur kushtet e “fair play financiar”. Neymar, ose Mbappé mund të ndryshojë “ajrin”, kur të përfundojë ky sezon, edhe pse menjëherë, vetë klubi parizien e ka mohuar një informacion të tillë.

Sipas gazetës franceze, frika e shkeljes së rregullave të “fair play financiar” do ta detyronte ekipin e Tuschel të shiste në një nga dy yjet e botës në futboll. Klubi kampion i Francës mund të bëjë më shumë para, nëse vendos të shesë Mbappé, por një nga klubet e interesuara, Manchester United, synon të marrë shërbimet e Neymar. Gjithçka do të varet, në çdo rast, nga vendimi i UEFA-s për “fair play financiar”, pas një hetimi që ka nisur ndaj PSG. Ky vendim pritet të merret brenda pak javësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat