Më në fund, Conti i gatshëm të kthehet

Futboll

Më në fund, Conti i gatshëm të kthehet

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:04
Andrea Conti

Andrea Conti është i gatshëm të bëjë kthimin e tij për Milanin, megjithëse ai pranon se nuk ka 90 minuta të plota në këmbët e tija.

Mbrojtësi i djathtë ka qenë i paaktivizuar për më shumë se një vit me dy lëndime ligamentale, por ai është kthyer në skuadër në javët e fundit.

Trajneri Gennaro Gattuso nuk zgjodhi ta aktivizojë atë kundër Lazios dhe Parmas, por mund të marrë disa minuta kundër Torinos, duke parë se si zhvillohet ndeshja.

"Nuk kam 90 minuta të plota në këmbët e mia", pranoi Conti, duke folur me Sky.

"Unë mund të luaj pak kur trajneri të dëshirjë, jam në dispozicion.

"Psikologjikisht lëndimet më masakruan, u përpoqa ta fsheh trishtimin tim, por ishte një vit vërtet i vështirë.

"Ju shikoni shokët tuaj të grupit që vuajnë në fushë dhe ju nuk mund të bëni asgjë për t'i ndihmuar ata.

"Një klub si Milani nuk mund të bëjë asgjë përveçse të synojë Ligën e Kampionëve dhe vendin e katërt, atëherë gjithmonë kam thënë që synimi im është të kthej Milanin në vendin ku ky klub meriton të jetë: në krye të Italisë dhe në Evropë"./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat