UEFA harron Cristiano Ronaldo-n

Futboll

UEFA harron Cristiano Ronaldo-n

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:22
Cristiano Ronaldo

Faqja zyrtare e UEFA-s bën një sondazh dhe harron të përfshijë aty një ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë, është e qartë që është një gafë që nuk kalon pa vënë re.

Faqja zyrtare e qeverisë së futbollit në versionin francez postoi dje një sondazh ku pyeste tifozët: "Sot e ka radhën numri 7. Cilin numër 7 preferoni këtë sezon në Champions League?"

Problemi lind kur u hedh një sy kandidatëve që propozon UEFA: Coutinho, Mbappé, Griezmann, Mariano, Sterling e Ribéry.

Por UEFA çuditërisht nuk kishte përfshirë në sondazh Cristiano Ronaldon.

Megjithatë UEFA e kuptoi gafën dhe më vonë e fshiu fare sondazhin, por dëmi ishte bërë, lajmi ishte përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe revolta e tifozëve të shumtë të Ronaldos, apo Juventusit apo edhe tifozë që thjesht e kuptojnë vlerën e Ronaldos, vazhdon ende.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat