Paqueta vjen në Milano nesër

Futboll

Paqueta vjen në Milano nesër

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:12
Lucas Paqueta

Lucas Paqueta pritet të jetë në ndeshjet e Milanit me Torino nesër dhe synon që debutimin e tij ta bëjë në finalen e Super Kupës Italiane.

Braziliani zyrtarisht do të bashkohet me Rossonerët nga Flamengo në janar, por ai tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin dhe po pret vetëm vendimin e FIFA-s.

Sipas Gazzetta dello Sport, Paqueta do të jetë në stadium kundër Torinos.

Pas kësaj ai do të bëjë testet mjeksore me klubin dhe do të takohet me Gattuso dhe shokët e tij të ri të ekipit, duke kaluar tri ose katër ditë në Milano përpara se të kthehet në Brazil për Krishtlindje.

Paqueta do të zhvendoset në Milano në fillim të muajit të ardhshëm, por ndeshja e parë e Serie A është me 20 janar.

Megjithatë, Supercoppa Italiane kundër Juventusit luhet më datë 16 kur edhe ai synon debutimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat