Prishtina në çerekfinale, shikuesit lëshuan stadiumin para kohe

Futboll

Prishtina në çerekfinale, shikuesit lëshuan stadiumin para kohe

Nga: K. G. Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:25
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Prishtinës kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, e cila e mposhti me 4:0 Lirinë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Vendasit nuk i rezistuan Prishtinës që bëri lojë shumë të mirë. Përballja e rivalëve të vjetër është pritur të jetë më e fortë, por kështu nuk ndodhi në fushë, pasi që prishtinasit apo kampioni vjeshtor ishte dukshëm më i mirë dhe e mbushi rrjetën e rivalëve. Prishtina pritet me surle e tupan.

Në minutën e 41-të, luftë e Khalidit për top dhe asistim i përkryer i Ahmetit, gol mjeshtëror i Meriton Korenices dhe 0:1 për Prishtinën. Tre minuta më vonë (44’), mat me tre lëvizje, kundërsulm, Bashiru majtë të Khalid i cili asiston para portës për Ergyn Ahmetin dhe shënon për 0:2. Qysh në fund të pjesës së parë shikuesit prizrenas filluan ta lëshojnë stadiumin, për shkak të pakënaqësisë me lojën e Lirisë.

Në minutën e 73-të, Mustafa asiston, portieri vendas e huq topin, Khalid shënon në portën e zbrazët, 0:3. Super aksion, Thaqi, Osmani, Boshnjaku asistim i përkryer, Khalid shënon i vetëm me portier - 0:4 në minutën e 89-të. Prishtina kualifikohet në çerekfinale, kurse Liria eliminohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat