Atletico Madridi ka rrëmbyer tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit në Spanjë. Madridasit para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 3:0 Alavesin e papërshtatshëm. Në minutën e 25-të, Nikola Kaliniç nga afërsia tundi portën e Alavesit, 1:0.
Në minutën e 82-të, Atletico organizoi një kundërsulm, kur Antoine Griezmann me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe e mashtroi edhe portierin, 2:0. Tre minuta pa përfunduar takimi Rodrigo vulosi fitoren në 3:0.
Në stadiumin “Wanda Metropolitano” ishin të pranishëm 55.810 shikues dhe u ndanë të kënaqur me fitoren e Atleticos, e cila aktualisht është në vend të dytë me 28 pikë, ka një ndeshje më shumë se Barcelona që udhëheq kreun po ashtu me 28 pikë pas 15 jave.