Hysaj me Napolin pa problem gjunjëzuan Frosinonen

Futboll

Hysaj me Napolin pa problem gjunjëzuan Frosinonen

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Hysaj me Napolin pa problem gjunjëzuan Frosinonen

Napoli arkëtoi tri pikë domethënëse në luftë për titullin e kampionit në Serie A. Napolitanët pa problem e mundën me rezultat 4:0 Frosinonen, në ndeshjen e javës së 15-të. Futbollisti Piotr Zielinski e hapi serinë e golave në minutën e 7-të, i cili brenda 16-shit me goditje të fortë e përtokë shtangu portën e Frosinones. Në minutën e 40-të, Adam Ounas nga rreth 25 metra shënoi gol të bukur dhe për 2:0. Arkadiusz Milik nga afërsia me kokë shënon dhe për 3:0. I njëjti futbollist, Milik, shënon për fitoren e thellë 4:0.

Mbrojtësi shqiptar luajti i plot dhe iu gëzua fitores së Napolit, e cila renditet në vend të dytë me 35 pikë, ka tetë me pak se Juventusi, kurse Frosinone është në pozitën e 19-të me 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat