Asistim fenomenal i shqiptarit në Bundesliga, barazon Wolfsburgu

Futboll

Asistim fenomenal i shqiptarit në Bundesliga, barazon Wolfsburgu

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:20
Admir Mehmedi

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, reprezentues i Zvicrës, ka qenë prej më të dalluarve për barazimin e Wolfsburgut me rezultat 2:2 ndaj Hoffenheimit të papërshtatshëm.

Mysafirët avancuan me golin e Belfodil në minutën e 4-të. Bicakcic ka shënuar autogol të bukur, i cili duke tentuar me kokë ta largoi topin e futi në rrjetën e tij dhe 1:1.

Mehmedi bëri një veprim shkollor, duke asistuar deri te Ginczek dhe i cili me hapa të shpejt futet në 16-të, shënon për 2:1 për Wolfsburgun. Mehmedi luajti deri në minutën e 66-të dhe bëri lojë shumë të mirë. Në minutën e 71-të, kroati Andrej Kramariç barazoi rezultatin 2:2 dhe shpëtoi nga humbja Hoffenheimin.

Hoffenheim është në vend të gjashtë me 19 pikë, tri më shumë se Wolfsburg në pozitën e 9-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat