Nuk ka shaka me Dormundin, mund edhe Schalken

Futboll

Nuk ka shaka me Dormundin, mund edhe Schalken

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:21
Nuk ka shaka me Dormundin, mund edhe Schalken

Skuadra e Dortmundit nuk bën shaka me askënd, importon tri pikë të mëdha dhe ruan distancën me 9 pikë ndaj Bayern Munihut.

Verdhezinjtë si mysafirë shënuan fitore me rezultat 2:1 kundër Schalke 04, e cila ka qenë edhe derbi i Bundesliga I. Në minutën e 7-të, Delaney, nga afërsia me kokë shkund portën e Schalke, duke shfrytëzuar edhe mos reagimin si duhet të mbrojtjes, 0:1.

Në minutën e 61-të, Caligiuri ka qenë i pagabueshëm nga penalltia dhe barazoi rezultatin 1:1.  Një veprim i shpejt i Dortmundit në minutën e 74-të dhe rezultoi me golin e fitores. Sancho doli i vetmuar dhe me mjeshtri shënoi për 1:2. Dormundi kryeson me 36 pikë, kurse Schalke është në vend të 13-të me 14.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat