Gattuso ka gjetur “klonin” e Suso

Futboll

Gattuso ka gjetur “klonin” e Suso

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Gennaro Gattuso dhe Suso

Gennaro Gattuso ka paralajmëruar skuadrën e Milan për “klonin” e Suso.

Trajneri këtë paralajmërim e ka bërë para ndeshjes që skuadra e tij e luan të dielën kundër Torinos.

Sipas italianit, lojtari i Torino, Iago Falque është lojtari me kualitetet që ngjasojnë me Suso.

“Nuk është befasi që Torino ka këtë ecuri. Ata kanë përshtatur mjaftë mirë kualitetet fizike dhe teknike. Ata janë gjithmonë mirë të organizuar” ishin fjalët e trajnerit në konferencë për medie.

“Ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm, siç është Iago Falque, i cili ka kualitetet e Susos. Janë sikur të ishin klonuar” ka thënë tutje Gattuso.

Milan dhe Torino përballen të dielën me fillim nga ora 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat