Shqiptari me Leeds vazhdojnë rrugën drejt kreut në Championship

Futboll

Shqiptari me Leeds vazhdojnë rrugën drejt kreut në Championship

Nga: K. G. Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:17
Alioski

Sulmuesi shqiptar, Ezgjan Alioski, me ekipin e Leeds vazhdojnë rrugën drejt kreut të tabelës në Championship (Liga e Dytë e Anglisë) në futboll.  Leeds para shikuesve të vet shënoi fitore të zorshme me rezultat 2:1 kundër QPR-së, por shumë të vlefshme.

Alioski luajti titullar dhe dha maksimumin për tri pikët e reja. Golat për Leeds i ka shënuar Roofe (45+3-nga penalltia e 53’) dhe për QPR-në Wells (26’). Pas 21 jave Leeds është në vend të dytë me 42 pikë, një me pak se lideri Norwich, kurse QPR është në pozitën e 14-të me 28.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat