River Plate – Boca Juniors, ky është vendimi përfundimtar

Futboll

River Plate – Boca Juniors, ky është vendimi përfundimtar

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:47
River Plate – Boca Juniors, ky është vendimi përfundimtar

Kur kanë mbetur 24 orë para ndeshjes së kthimit finale të Copa Libertadores në mes skuadrave argjentinase River Plate dhe Boca Juniors, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka marrë vendimin në lidhje me këtë sfidë.

Ndeshja e dytë do të luhet më datën 9 dhjetor 2018 (të dielën), në orën 20:30 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në Madrid. Pra, asnjë ndryshim dhe ndeshja e dytë finale e “Superclasico” do të luhet ashtu sikurse ishte parashikuar, jashtë Argjentinës (skuadrat kanë 3 ditë që ndodhen në Spanjë).

CAS ka hedhur poshtë kërkesën e Boca Juniors që ndeshja e dytë finale të mos luhet dhe fitorja t’i jepej 3-0 në tavolinë, pas incidenteve që ndodhën dy javë më parë.

Tifozët e River Plates sulmuan me sende të forta autobusin ku ndodhej skuadra e Boca Juniors, në kohën që po shkonte në stadiumin “Monumental”, duke bërë që kjo ndeshje të mos luhej, pasi disa futbollistë u lënduan. Ndeshja e parë e luajtur në “Bombonera” një muaj më parë u mbyll në barazim 2-2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat