Lajmi i ditës nga Anglia, Barcelona synon Kane, ofron 200 milionë

Futboll

Lajmi i ditës nga Anglia, Barcelona synon Kane, ofron 200 milionë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 08:08
Harry Kane

Barcelona duket se po planifikon zëvendësimin e Luis Suarezit.

Kështu të patktën shkruan e përditshmja angleze, “Daily Star” e cila raporton se Barcelona po përgatitet që të shpenzojë rreth 220 milionë euro për shërbimet e Harry Kane.

Kjo lë të kuptojmë që katalunasit po kërkojnë për një top sulmues që të mbushin hapësirat që do të lë Luis Suarez, pasi ky i fundit tashmë është në një moshë që nuk i garanton stabilitet për një kohë të gjatë.

Spurs mund të detyrohen të heqin dorë nga top lojtari i tyre, pasi ata do të kenë shpenzime edhe në ndërtimin e stadiumit të ri.

Është bërë tashmë e ditur se ata nuk do të heqin dorë nga Kane për më pak se 175 milionë euro.

Sa i përket transferimit të anglezit në “Camp Nou”, besohet se një lëvizje e tillë mund të kryhet gjatë verës.

Mbetet të shihet nëse raportimet e “Daily Star” do të jenë të qëlluara. Një nga emrat tjerë të përmendur për të zëvendësuar uruguajanin është ai i Roberto Firminos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat