Arsenal po konsideron largimin e Mesut Ozil gjatë këtij janari

Futboll

Arsenal po konsideron largimin e Mesut Ozil gjatë këtij janari

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 09:03
Mesut Ozil

Situata e Mesut Ozil tek Arsenal nuk ka qenë asnjëherë më keq gjatë viteve të tij në Londër.

Arsenal do të konsiderojë shitjen e lojtarit për vetëm 30 milionë euro, në janar, shkruan “The Sun”.

“Gunners” dëshirojnë ta prishin kontratën e tij në të cilën ai fiton rreth 380mijë euro në javë.

Skuadrat nga Serie A janë duke e vëzhguar me vëmendje situatën e ish reprezentuesit të përfaqësueses gjermane.

Inter dhe Juventus mund të jenë skuadrat që do ta transferojnë mesfushorin gjatë afatit të janarit.

Kujtojmë se Ozil është jashtë fushave të blerta që nga 5 tetori, si pasojë e një lëndimi në shpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat