Jordi Alba: “Topi i Artë” gënjeshtër, Messi më i miri në botë

Futboll

Jordi Alba: “Topi i Artë” gënjeshtër, Messi më i miri në botë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 09:05
Lionel Messi dhe Jordi Alba

Lionel Messi ka përfunduar në pozitën e pestë në garën për “Topin e Artë” këtë vit.

Trofeu u fitua nga Luka Modric, dhe para argjentinasit renditeshin edhe Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Mirëpo, ishte një performancë e jashtëzakonshme e 10shit të Barcës mbrëmë kundër Espanyol që bëri tërë botën të flas për të.

I mahnitur me paraqitjen e Messit ka mbetur edhe shoku i tij i skuadrës, Jordi Alba.

“Topi i Artë është gënjeshtër. Ka shumë skuadra dhe shumë kampanja të shtypit që e rrethojnë” ka thënë Alba pas ndeshjes me Espanyol.

“Të gjithë e dinë se Messi është më i miri në botë, larg të gjithëve” ka thënë tutje spanjolli 29 vjeçar.

Messi mbrëmë realizoi dy nga katër golat e skuadrës së Barcelonës në ndeshjen kundër Espanyol.

Të dy golat ishin goditje të jashtëzakonshme nga gjuajtjet e lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat