Përkeqësohen marrëdhëniet e Paul Pogbas me Mourinhon, francezi largohet në janar

Futboll

Përkeqësohen marrëdhëniet e Paul Pogbas me Mourinhon, francezi largohet në janar

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 09:27
Paul Pogba dhe Mourinho

Marrëdhëniet e Paul Pogbas me trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinhon, janë aq të këqija saqë francezi mund të largohet në janar, sipas Tuttosportit.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën është lënë në stol në dy ndeshjet e fundit dhe Unitedi bëri një paraqitje shumë më të mirë pa të shtunën në Premierligë, duke triumfuar 4-1 ndaj Fulhamit.

Pas lajmeve se Mourinho e quajti virus Pogban para bashkëlojtarëve të tij në zhveshtore, marrëdhëniet mes tyre duket se tani kanë arritur pikën më kritike.

Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, situata është përkeqësuar aq keq saqë Pogba mund të largohet qysh në janar.

Juventusi është i gatshëm ta mirëpresë atë në shtëpi, pasi 25-vjeçari e veshi fanellën e Juves nga viti 2012 deri më 2016.

Edhe Interi është përmendur si opsion i mundshëm për Pogban, veçanërisht tani që ish-drejtori i përgjithshëm i Juves, Beppe Marotta, i është bashkuar zikaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat