Deklarohet Frenkie de Jong: Nuk kam vendosur për të ardhmen

Futboll

Deklarohet Frenkie de Jong: Nuk kam vendosur për të ardhmen

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 09:35
Frenkie de Jong

Ylli i Ajax Amsterdam, Frenkie de Jong ka thënë se nuk ka vendosur akoma rreth të ardhmes së tij.

Mesfushori po kërkohet nga top skuadrat e futbollit evropian dhe është kthyer në objektivin kryesorë për afatin kalimtarë të janarit, ose verës së ardhshme.

Ditë më parë është raportuar se PSG ka arritur marrëveshje me lojtarin, por vet holandezi ka insistuar se nuk ka vendosur asgjë dhe po dëgjon ofertat.

“Nuk kam marrë asnjë vendim ende dhe Ajax nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër akoma” ka thënë Frenkie për “Fox Sports”.

“Nuk e di akoma se çfarë do të bëj në fund të sezonit, nëse do të rri për një vit tjetër apo do të bashkohem me ndonjë skuadër tjetër” ka thënë tutje 21 vjeçari.

“Ajax dhe agjenti im po bisedojnë me disa skuadra. Ka interesim shumë të madh, por nuk ka ende ndonjë vendim nga ana ime. Të gjithë janë opsione. Nuk mund të them nëse kam biseduar me Guardiolan” ka thënë tutje holandezi.

Vendimi i Frenkie de Jong do të jetë çështja më interesante e merkatos së ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat