Bandat apo Delija e Zvezdës kërcënojnë: Armata Veriore e përgatitur për Haradinajn dhe Thaçin

Futboll

Bandat apo Delija e Zvezdës kërcënojnë: Armata Veriore e përgatitur për Haradinajn dhe Thaçin

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:42
Bandat apo Delija e Zvezdës kërcënojnë: Armata Veriore e përgatitur për Haradinajn dhe Thaçin

Bandat apo siç njihet si grupi më famëkeq i tifozëve “Delija” të klubit të futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, shpalosën pankartën në ndeshjen Zvezda-Napredaku, duke kërcënuar me luftë shtetin e Kosovës.  ‘Delija’ janë të njohur edhe për pjesëmarrjen në luftërat si në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Këta tifozë banditë, nuk din çfarë të bëjnë tjetër përveç që të fyejnë sa herë të duan shtetin e Kosovës. Ata në stadiumin “Marakana” apo siç njihet me një emër të një farë “Rajko Mitiç”, dolën publikisht me pankartë.

“Armata veriore e përgatitur për Thaçin e Haradinajn”, shkruan në pankartën e tyre. “Dhe pse tani populli serb po përjeton në Kosovë  tmerre,  simpatizuesit e Zvezdës e kanë thënë çfarë planifikojnë”, shkruan një farë mediumi serb ‘Informer’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat